Begaj takim me ambasadorët: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, BE dhe NATO janë themel i sigurisë tonë

28 Janar 2026 | 20:00

Presidenti Bajram Begaj këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me ambasadorët e huaj. Kjo është ceremonia e parë diplomatike për vitin 2026, ku morën pjesë edhe deputetë të Parlamentit Evropian. 

Gjatë fjalës së tij Begaj i ftoi ambasadorët ta shohin Shqipërinë si shtëpinë e tyre. Ndër të tjera, presidenti vuri theksi te marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se këto marrëdhënie janë ndërtuar mbi besim dhe vlera të përbashkëta.

Sa i përket ftesës së presidentit amerikan, Donald Trump për Bordin e Paqes, ai u shpreh se është një vlerësim për vendin tonë.

“Marrëdhënia jonë strategjike me SHBA, anëtarësimi në BE dhe përkatësia jonë ne aleancën e Atlantikut të Veriut përbëjnë themelet e sigurisë dhe orientimit tonë ndërkombëtar. Partneriteti me SHBA-të është më shumë se një aleancë politike ushtarake.

Është një marrëdhënie e veçantë, historike e ndërtuar mbi mirënjohjen, besimin, vlerat e përbashkëta, dhe angazhimin për lirinë dhe demokracinë. Pak ditë më parë, kjo marrëdhënie u pasurua me një tjetër element domethënës, përmes ftesës së presidentit Donald Trump për përfshirjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, një nismë e rëndësishme që forcon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Ky angazhim pasqyron vlerësimin e SHBA-ve për Shqipërinë, si një partner i besueshëm, i qëndrueshëm dhe i përkushtuar”, tha Begaj.

Ndër të tjera, Begaj theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BË mbetet një zgjedhje strategjike dhe një kthim në familjen natyrore europiane.

“Europa mbetet një projekt paqeje dhe vlerash që ndërtohet mbi demokracinë, shtetin e së drejtës dhe respektin për liritë individuale. Rruga jonë drejt anëtarësimit në BE është një proces transformues ë synon të forcojë institucionet, rrisë standardet dhe konsolidojë stabilitetin.

Hapja e grup kapitujve të negociatave konfirmoi njohjen nga BE të reformave të ndërmarra, duke shënuar kalimin nga aspirata në një angazhim të strukturuar dhe të bazuar në meritë”, tha Begaj ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë

Eksperti i sigurisë nga SHBA, Adrian Shtuni, ka analizuar konfirmimin e sotëm që dha Mark Rutte gjatë një konference për samitin e ardhshëm të NATO-s...
21:59 | 08/07/2026