Begaj takohet me Kim: Diskutuam për reformën në drejtësi dhe çështjet e sigurisë

29 Shtator 2022 | 14:12

Presidenti Bajram Begaj është takuar mesditën e sotme me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i shtetit, ku nëpërmjet një postimi zbardhi edhe fokusin e bisedës mes tyre.

“Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, dhe sfidat aktuale globale”, ka shkruar presidenti Begaj në një postim në Facebook.

Së fundmi ambasdorja Yuri Kim është takuar me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ndërkohë dy ditë më parë është takuar me deputeten Jorida Tabaku dhe Etilda Gjonaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026