Begaj uron Shaip Kamberin për rizgjedhjen si deputet në Kuvendin e Serbisë

18 Dhjetor 2023 | 18:04

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një telefonatë me deputetin e zgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Begaj i uroi atij suksese për rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai tha se uron dhe shpreson që roli i Kamberit në mbështetje të shqiptarëve të Preshëvës të vijojë dhe shtoi se mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë.

Njoftim Shtypi

Tiranë, më 18 dhjetor

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Presidenti  i uroi atij suksese për rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!” – i deklaroi atij Presidenti Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026