Bëhet nervoz kur e ndalon policia, i riu shqiptar kapet me furgonin plot me drogë
Mediat italiane kanë publikuar këtë të shtunë lajmin për arrestimin e një të riu shqiptar, i cili u ndalua duke drejtuar një furgon të mbushur me lëndë narkotike.
Ariet Prendi 25-vjeç u arrestua mbrëmjen e 29 shkurtit, nga karabinierët e Leçes, pasi gjatë një kontrolli në furgonin që ai drejtonte u gjet një sasi e konsiderueshme hashashi dhe disa gramë kokainë.
Në momentin e kontrollit, 25-vjeçari shfaqi shenja nervozizmi duke tërhequr vëmendjen e efektivëve. Më pas policia vijoi me kontrollin e plotë të mjetit, duke përfshirë dhe kontrollin me qen antidrogë.
Qentë nuhatën lëndën narkotike në dyshemenë e kamionit
Brenda një pjesë të sajuar, u gjetën 26 kilogramë hashash, 17 gramë marihuanë dhe 8 gramë kokainë. Droga u sekuestrua dhe i riu shqiptar u dërgua në burgun e Barit me urdhër të Prokurorisë Publike.
Policia italiane vijon ende hetimet për të përcaktuar origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë