Të veshur me uniforma policie, pamjet e grabitjes ku u hap zjarr ndaj efekivëve

2 Mars 2024 | 15:04

Zbardhet tentativa e grabitjes në fshatin prush në Tiranë. Autorët me veshje policie qëlluan me armë efektivët që mbërritën në vengjarje. Dy të arrestuar, një i tretë në kërkim.

3 muaj pas tentativës së grabitjes së dështuar në një banesë në zonën e fshatit Prush në Tiranë, policia zbardhi ngjarjen dhe ka vënë në pranga 2 persona.

Euronews Albania ka siguruar videon e grabitjes së rëndë, ku personat e maskuar me uniforma policie tentuan të vidhnin banesën, por dështuan.

Klodjan Çypi dhe Kleotild Bardhi, përkatësisht 37 dhe 32 vjeç u arrestuan nga forcat e komisariatit nr.6 ndërsa  në kërkim u shpall një tjetër person i dyshuar si i përfshirë.

Klodian Çypi

Pasi dështuan të kryenin grabitjen, autorët qëlluan në drejtim të patrullës së policisë, duke rrezikuar jetën e efektivëve të cilët mbërritën në vendngjarje sapo të afërm të pronarëve të shtëpisë pikasën autorët.

Pavarëisht tentativës së forcave të rendit për t’i kapur, autorët mundën të largohen me një automjet tip Audi.

Kleotild Bardhi

Pas prangosjes së tyre dhe krahasimit të provave dhe pamjeve filmike të cilat policia dhe prokuroria e Tiranës disponon, kanë dalë në përfundimin së këta persona dyshohet të jenë autorë edhe të grabitjes së pikës së argjendarisë në Kamëz më 28 nëntor të 2023, si dhe një biznesi në rrugën Vorë-Tiranë.

Ndaj tyre rendojnë akuzat, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026