Bejko prezanton programin për Bujqësinë: Do të hapim 5 tregje të reja në Tiranë

26 Prill 2023 | 13:51

Kandidati i PD, Bejko: do të hapim 5 tregje të reja në hyrjet e Tiranës. Do ndërtojmë 250 km rrugë në zonat rurale për ti lidhur me Tiranën.

Në prani të ekspertëve të bujqësisë dhe mjedisit, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës prezantoi programin për Bujqësinë dhe Mjedisin. Bejko prezantoi 5 pikat kryesore të programit për të ringritur bujqësinë. Pikat kryesore sipas tij:

  1. Vendosja në funksionim të plotë i të gjithë rrjetit ujitës që shtrihet në territorin e zonave rurale të Bashkisë Tiranë dhe që është në administrim nga kjo bashki. Përgjatë katër viteve e gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore do të ketë mundësi ujitje të plotë.
  2. Rehabilitimi progresiv i rrugëve rurale në të cilat nuk ka patur ndërhyrje në vitet e fundit, gjithsej rreth 250 km, duke garantuar daljen në treg për të gjithë familjet fermere. Ndërtimi i së paku pesë tregjeve të produkteve bujqësore në pikat hyrëse të qytetit të cilat do të kenë vend specifik për fermerët e Malësisë së Tiranës, zonës së Kamzës, zonës së Baldushkut dhe Ibës, zonës së Arbanës dhe Selitës.
  3. Mbështetje financiare për të gjitha iniciativat që synojnë standardizimin cilësor dhe certifikimin e produkteve vendore, paketimin e tyre dhe ngritjen e aktiviteteve industriale të lehta.

Eksperti i njohur i mjedisit Ramiz Metaliaj tha se Tirana ka një ndotje ndër më të lartat në Bashkimin Europian, ndërsa mungon uji i pijshëm 24 orë. Prandaj ai propozoi pika konkrete që lidhen me ndërtimin e 3 parqeve të gjelbra në Kashar, Mullet dhe Paskuqan, dhe kushtëzimin e lejeve të ndërtimitm.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026