Beleri në spital pas problemeve me zemrën, GJKKO pritet të caktojë seancën e radhës
Burime për Euronews Albania konfirmojnë se prej 4 ditësh kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri është i shtruar në spitalin burgut. Shkak për këtë janë bërë problemet me zemrën që ka shfaqur Beleri.
Nga ana tjetër bëhet me dije se Apeli i GJKKO pritet të caktojë datën për seancën mbi ankimin e kryebashkiakut të Himarës.
Beleri kërkoi në ankimimin e tij pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.
Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi i kërkoi Apelit të Posaçëm masë më të butë se “arresti me burg”, me pretendimin se situata e tij shëndetësore i rrezikon jetën në izolim.
Beleri dhe bashkëpunëtori i tij akuzohen për blerjen e votave gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, akuza të cilat i kanë mohuar dhe i kanë cilësuar si inskenime politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim
- 12:45 Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 12:44 Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev