A do ta marrë mandatin Fredi Beleri? Celibashi analizon skenarët dhe procedurën

26 Maj 2023 | 13:00

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ishte i ftuar këtë të premte në Euroneës Albania ku foli në lidhje me situatën e krijuar në bashkinë e Himarës, pas arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.

Celibashi theksoi se KQZ i dha mandatin Fredi Belerit pasi nuk kishte asnjë ankim ndaj procesit zgjedhor në Himarë.

Kryekomisioneri shtoi se skenari i vetëm që Beleri të humbasë mandatin e tij është nëse ai dënohet me një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Celibashi theksoi se Beleri duhet të kryejë betimin përpara Këshillit Bashkiak brenda 3 muajve, por zgjodhi të mos jepte komente se çfarë do të ndodhte nëse nuk kryej një proces i tillë.

Ai shtoi se nëse për një arsye apo një tjetër, Belerit i hiqet mandate, bashkia himarë do të shkojë sërish në zgjedhje.

“Në dijeninë time nuk ëshrë rast i parë nëse nuk gaboj. Ka pasur një rast të ngjashëm në Tropojë me zgjedhjet ose për kandidat për deputet ose për kryebashkiak në vitin 2002. Rasti është jo i zakonshëm kur një kandidat për kryetar i një bashkie zgjidhet kur është në masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ajo që ka rëndësi të thuhet është se për sa kohë që nuk ka një vendim të formës së prerë ai e merr mandatin e bashkisë së Himarës.

Afati brenda të cilit Beleri duhet të kryejë aktin e betimit është 3 muaj, nëse nuk gaboj. Gjithësesi çdo gjë varet nga ecuria e procesit hetimor, që i takon në mënyrë ekskluzive prokurorisë dhe gjykatës kompetente.

Është pak herët për të folur për atë që do të ndodhë në situata të ndryshme. Nëse vendi i kryetarit të bashkisë për një arsye apo një tjetër ngelet bosh, atëherë në atë bashki zhvillohen zgjedhje të reja.

Ai duhet të bëjë konfirmimin e betimit në gjykatë, por si proces do të duhet përpara Këshillit Bashkiak. Situata e “Arrestit” me burg është një rrethanë që krijon pengesa për ushtrimin e veprimtarive për funksionarë që ushtrojnë funksione publike”, tha Celibashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026