Një kryebashkiak në burg, gazetari: Duhet të nisë formimi i administratës Beleri
Gazetari Stavri Marko tha në një intervistë për Euronews Albania se njerëzit në Himarë e kanë të sigurt qëndrimin e kryebashkiakut të tyre të ri në burg.
Atmosfera në qytet është e tillë, sipas gazetarit, i cili sqaroi se pavarësisht gjithçkaje duhet të fillojë formimi i administratës së Fredi Belerit pasi nis dhe sezoni turistik.
“Pritet që administrata e bashkisë të krijohet nga ekipi Belerit, pavarësisht se ai do të vazhdojë arrestin e burgut politik derisa të gjykohet në afatet që lejon edhe ligji, kështu që atmosfera është e tillë që tashmë është ndarë mendja për Belerin që do të qëndrojë në burg, pavarësisht se kemi dhe një përpjekje të fundit për apel të avokatëve të tij, e rëndësishme është që të krijohet njëherë administrata për shkak se duhet të fillojë sezoni turistik,” – u shpreh Marko.
Sipas gazetarit ka fshatra pa ujë e probleme të tjera të kësaj natyre duke qenë se askush nuk po punon më dhe është shumë e rëndësishme hyrja në linjën normale të administrimit të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit