“Ne himariotët jemi kokëfortë”- Beleri: S’do ja dilni me mua, ju hajdutët e pronave

11 Dhjetor 2023 | 22:21

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, është shprehur se shkeljet e ligjit dhe vjedhja e votave për të cilat ai akuzohet dhe po mbahet në burg, janë thjeshtë imagjinare.

Komentet Beleri i bëri përmes një lidhjeje me emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se Bashkia e Himarës po mbahet peng nga koalicioni i hajdutëve të pronave.

Por ai premtoi se ata nuk do ia dalin ta “rrëmbejnë” Bashkinë e Himarës, pasi sipas tij, himariotët janë kokfortë dhe të vendosur në të drejtën e tyre.

“Këtu barazia ligjore nuk funksionon. I gjithë opinioni publik shqiptar po manipulohet sikur Greqia po i bie në qafë gjithë popullit shqiptar për të mbrojtur një njeri që sipas tyre ka vjedhur vota.

Shteti grek ka dosjet dhe nuk do i futeshe në një debat kaq të madh nëse do të besonte se në këtë çështje kam faj apo kam bërë shkelje të ligjit. Shkeljet e ligjit janë imagjinare, janë me regji, por unë besoj se e vërteta do të dalë. Pse duhet të mbahet Bashkia nga njerëz që po e mbajnë sot? Është diçka që të gjithë duhet ta mendojnë.

Koalicioni i hajdutëve të pronave, nga njëra anë janë hajdutët e pronave, ndërtimet pa leje dhe abuzuesit me tenderat dhe nga ana tjetër populli i Himarës. I garantoj këtu se nuk do ja dalin, sepse himariotët janë kokfortë, kanë histori dhe nuk tërhiqen”, tha Beleri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026