“Beleri”, Rama: Ndërhyrja e Athinës e papranueshme, s’i shkon një vendi të BE
Kryeministri Edi Rama e cilësoi të papranueshme ndërhyrjen e Athinës lidhur me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit.
Në një intervistë dhënë për median greke “Kathimerini”, me gazetarin Pavlos Papadhopulos Rama është shprehur se veprimet e Athinës nuk janë të denja për një shtet anëtar të BE.
“E kuptoj por nuk jam dakord me asgjë nga këto, e në radhë të parë nuk jam dakord që një qeveri e huaj mund të komentojë aktet e sistemit gjyqësor të një vendi tjetër, edhe nëse janë vende shumë mike. Nuk është sjellje europiane, sipas mendimit tim. Pastaj, nuk i dimë të gjitha rreth çështjes. Do i mësojmë kur të paraqiten gjithë faktet në sallë gjyqësore nga prokurori special. Por nga sa njohim, e para u kap duke blerë vota. E dyta, asgjëkund në ligjet e Shqipërisë nuk parashikohet që qeveria apo kryeministri të lëshojë leje dalje nga burgu e një të burgosuri. Dhe e fundit, mbahet sepse pasi u drejtua në tre nivelet e drejtësisë shqiptare, nuk mundi të lirohet. Kështu, pyetja juaj është shumë e thjeshtë, ku jam unë dhe ku qeveria shqiptare në gjithë këtë? Prokuroria speciale kundër krimit të organizuar dhe gjykatat speciale kundër korrupsionit janë krijuar në kuadrin e reformës së drejtësisë. Reforma nga fillimi deri në fund u planifikua, miratua dhe filloi të zbatohet nën survejimin e rreptë të BE dhe mbështetjen e plotë të SHBA dhe BE, përfshi dhe Greqisë. Dhe këto institucione kanë burgosur në nivel parapyetësor katër a pesë kryebashkiakë nga partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh Rama.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë