“Beleri u shpagua, por nuk ndryshoi asgjë”-Lela: I burgosur politik, kjo e çoi në PE
Analisti Alfred Lela është shprehur se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili u zgjodh eurodeputet, Fredi Beleri, është një i burgosur politik.
Komentet Lela i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ky burgim politik e çoi atë në Parlamentin Europian.
Ai tha gjithashtu se askush në Shqipëri nuk e beson që Beleri të jetë hajduti më i madh i votave, edhe sikur të ketë blerë vota, aq sa të dënohej vetëm ai.
“Është një lloj shpagimi për Fredi Belerin, një lloj shpagimi me Ramën dhe shumicën qeverisëse. Por kjo nuk ka ndryshuar gjë në faktin si e shoh unë atë çfarë i ka ndodhur Belerit. Ai është i burgosur politik. Duam apo nuk duam ne. Dhe ky burgim politik e çoi në Parlamentin Europian.
Ishte një lidhje shkak pasojë që ia siguroi këtë lavdi, këtë dritë në fund të tunelit dhe këtë dritë mbi veten, mbi profilin e Belerit. Ndoshta të pamerituar, mund të jenë të shumta ato cilësorët që mund të gjejmë.
Është e rëndësishme që ne të shohim shtëpinë tonë, gardhin tonë dhe pastaj të shohim lagjen sesi po ia kalojnë, janë mirë apo keq ata. Pse Fredi Beleri me të vërtetë mendojnë shqiptarët se ishte hajduti më i madh i zgjedhjeve në Shqipëri, që të dënohet pikërisht ai”, tha Lela.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil
- 22:05 Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë