Belgjika në kolaps/ Ndërpriten trenat, mbyllen aeroportet dhe shërbimet publike
Belgjika ka hyrë sot në ditën e parë të një greve të gjerë tre-ditore, e cila pritet të paralizojë transportin, shërbimet publike dhe sektorin privat, në shenjë proteste ndaj reformave fiskale të qeverisë së kryeministrit Bart De Wever. Sindikatat e kanë cilësuar paketën e masave si një “shkatërrim të shtetit të mirëqenies”, duke akuzuar qeverinë se po i ngarkon qytetarët me koston e shtrëngimeve buxhetore.
Që prej së dielës, kompania publike hekurudhore SNCB ka ulur në minimum shërbimet, ndërsa sot vetëm një në dy ose tre trena është në funksion. Edhe pjesa tjetër e transportit publik është paralizuar, ndërsa linjat Eurostar që lidhin Brukselin me Parisin pritet të preken ndjeshëm. Të martën greva do të shtrihet në shkolla, çerdhe, poste, shërbime të mbledhjes së mbeturinave dhe në një pjesë të madhe të sistemit shëndetësor. Transporti publik do të vazhdojë të funksionojë me ndërprerje.
Kulmi i mobilizimit pritet të mërkurën, kur do të bashkohen edhe sektorët kryesorë të ekonomisë private. Aeroportet e Brukselit dhe Charleroit paralajmërojnë se nuk do të ketë nisje të fluturimeve, për shkak të grevës së stafit tokësor dhe personelit të sigurisë. Edhe mbërritjet do të preken rëndë.
Qeveria e qendrës së djathtë ka njoftuar masa shtrënguese që synojnë kursimin e 10 miliardë eurove deri në vitin 2030, në një kohë kur Belgjika është ndër vendet më të borxhlira të Bashkimit Evropian dhe përballet me kërkesat e BE-së për të respektuar rregullat e deficitit dhe borxhit. Në të njëjtën kohë, vendi duhet të rrisë ndjeshëm shpenzimet ushtarake sipas angazhimeve të NATO-s.
Protestat kundër reformave janë intensifikuar muajt e fundit. Në tetor, rreth 100,000 njerëz marshuan në Bruksel kundër paketës së qeverisë, ndërsa vala e re e grevave tregon rritjen e presionit ndaj kabinetit De Wever. Në ditët në vijim, Belgjika përballet me paralizën më të madhe sindikale të viteve të fundit.
SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj