Belgu “i fiksuar” me Pogradecin, për 15 vite pushimet i kalon në liqenin e Ohrit
Peter Willems nga Belgjika se bashku me bashkëshorten e tij 15 vitesh kalon pushimet në Pogradec.
Ai thotë se arsyeja që vjen prej kaq shumë vitesh në qytetin liqenor janë njerëzit mikpritës, ushqimet e shijshme, liqeni dhe qetësia që ai gjen këtu.
“Ne vijmë nga Belgjika, kemi shumë vite që vijmë çdo verë këtu. Është shumë bukur çdo vit e më tepër, zhvillim patjetër që ka. Infrastruktura po ndryshon, këtu njerëzit janë shumë mikpritës, liqeni të fal qetësi, çmimet janë shumë të përballueshme dhe ne kënaqemi përherë kur vijmë”,-u shpreh Peter Williams.
Gjatë gjithë këtyre viteve Peter u ka folur miqve të tij për Pogradecin dhe bukuritë që ofron ky qytet, të cilët kanë qënë të interesuar për ta vizituar .
“Është hera e parë në Shqipëri, në Pogradec. Me pëlqen shume, Jam shume i suprizuar. Çfarë më pëlqen më tepër? Vajzat! Shoku im më tha të vij këtu dhe nuk pendohem që erdha. Çmimet më befasojnë dhe dashuria që njerëzit kanë”,-tha Steven Christiaens.
“Hera e parë që vij në Shqipëri. Fqinjët tanë na treguan për Pogradecin dhe na kërkuan të vinim këtu. Unë jam e dashuruar me njerëzit këtu, liqeni, ushqimet, çmimet, qetësia. Këtu mund të çlodhesh”,-tha Chantal De Bruyne.
Qyteti i Pogradecit bashkë me fshatrat turistike të Linit e Tushemisht por dhe zonën e Mokrës ku ndodhen dhe varet ilire dhe Ura e Golikut janë vizituar nga shumë turistë të huaj, kryesisht të ardhur nga Europa Veriore.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë