“Bella Ciao” në plumba, vrasësi i Kirk dyshohet i indoktrinuar me ideologji të majtë
Guvernatori i Utahut, Spencer Cox, tha sot se Tyler Robinson, i dyshuari për vrasjen e patriotit amerikan Charlie Kirk, ishte “thellësisht i indoktrinuar me ideologji të krahut të majtë” dhe ishte regjistruar si votues i pavarur, raporton Hill.
“Është shumë e qartë për ne dhe për hetuesit se ky ishte një person thellësisht i indoktrinuar me ideologji të krahut të majtë”, tha Cox për Wall Street Journal.
Cox tha më parë se një anëtar i familjes Robinson u tha hetuesve se i dyshuari, 22 vjeç, ishte “bërë më i prirur politikisht vitet e fundit”.
Një anëtar i familjes, sipas guvernatorit të Utah-ut, tha se Robinson përmendi në një darkë të kohëve të fundit se Kirk ishte planifikuar të fliste në Universitetin e Luginës së Utah-ut, ku ndodhi vrasja.
“Ata folën për arsyet pse nuk e pëlqenin dhe për qëndrimet që kishte. Një anëtar i familjes deklaroi gjithashtu se Kirk ishte plot urrejtje dhe se po përhapte urrejtje”, tha Cox.
Guvernatori i Utah-ut tha se gëzhojat e plumbave që dyshohet se janë përdorur nga Robison kishin të shkruara fjalët e këngës italiane partizane “Bella Ciao”, si dhe “Hej Fashist” dhe “Nëse po e lexon këtë, je gej, LMA”.
Cox tha se një anëtar i familjes së Robinson kontaktoi një mik të familjes të enjten në mbrëmje, i cili më pas kontaktoi Zyrën e Sherifit të Qarkut të Uashingtonit, duke thënë se i dyshuari kishte “pranuar ose sugjeruar se e kishte kryer” krimin.
Robinson është student i vitit të tretë në programin e inxhinierisë elektrike në Kolegjin Teknik Dixie , sipas Bordit të Arsimit të Lartë të Utahut, dhe u arrestua nën dyshimin për vrasje të rëndë dhe dy krime të tjera shtetërore.
Charlie Kirk u vra më 10 shtator gjatë një debati publik të quajtur “Ma provo që jam gabim” në Universitetin Utah Valley.
LEXONI GJITHASHTU:
“Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”