Ben Blushi “trazon” me “Jam Mysliman”, metaforë për njeriun që kërkon shpëtim në fe

10 Nëntor 2025 | 22:03

Publicisti Ben Blushi ka nxitur sërish reagime të forta me botimin e tij më të ri “Jam Mysliman”. Blushi ka sjellë tek lexuesi një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen mes fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne. Në prani të miqve, kolegëve dhe politikanëve, shkrimtari prezantoi librin e tij, i cili ka në qendër historinë e një shkrimtari.

I gjithë romani është një metaforë për njeriun që kërkon shpëtim në fe, pasi ka humbur besimin tek shoqëria dhe jo një luftë kundër islamit

“Unë jetoj me një myslimane, gjyshja ime ka qenë myslimane. Si mund të jem kundër myslimanëve? ‘Jam Mysliman’ është shkruar për të treguar se po na cenohen të drejtat, jo për të sulmuar fenë”, – tha shkrimtari.

“Duke lexuar çdo ditë reagimet në rrjetet sociale, kuptoj në çfarë dhune jetoj, një dhunë që vjen nga një pakicë njerëzish që më gjykojnë për atë që nuk jam: racist apo ksenofob. Ky libër është shkruar pikërisht për këtë arsye”, shpjegoi Blushi.

Në lidhje me idenë e librit autori rrëfeu se lindi nga një fotografi që e shtyu të reflektojë mbi identitetin, fenë dhe mënyrën se si shoqëria shqiptare po i përjeton këto tema.

“Jam Mysliman” është botimi i dymbëdhjetë në karrierën letrare të Ben Blushit, pas sukseseve të veprave të njohura si “Të jetosh në ishull”, “Otello”, “Arapi i Vlorës”, “Kandidati” dhe “Komploti”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026