Benzi përplaset me kamionin në Pogradec, 3 të plagosur
9 Maj 2023 |
13:10
Një tjetër aksident është shënuar të martën në Pogradec në afërsi të fshatit Piskupat. Një mjet Benz është përplasur me një kamion.
Mësohet se në spitalin e Pogradecit janë dërguar për mjekim 3 shtetas pasagjerë të veturës. Janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë vetëm dëmtime të vogla.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave ku paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit Benz për shkak të lagështirës.
Më herët gjatë ditës në aksin rrugor Pogradec-Përrenjas u shënuan 4 aksidente brenda disa minutave për shkak të lagështirës në rrugë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të premte fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”