Beqaj reagon nga paraburgimi: Çështja ime nuk lidhet me ndryshimet në praktikën gjyqësore
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar publikisht nga paraburgimi lidhur me lajmet dhe interpretimet në media se mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë për nisjen e procedurës mbi ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të vitit 2011 për masat e sigurimit personal mund të ndikojë edhe në masën e tij të sigurisë.
Në një deklaratë të shpërndarë përmes përfaqësuesit të tij, Beqaj thekson se çdo lidhje mes këtij procesi dhe çështjes së tij është e pasaktë dhe juridikisht e pabazë.
Ai shprehet se vendimi unifikues i diskutuar në Gjykatën e Lartë nuk ka asnjë efekt automatik mbi masën e tij të paraburgimit, duke kujtuar se një person i paraburgosur nuk konsiderohet i dënuar dhe se masa e sigurisë është çështje e veçantë nga vendimi përfundimtar penal.
Sipas tij, interpretimet mediatike që sugjerojnë se ky vendim mund të sjellë lirimin e tij “deformojnë opinionin publik” dhe krijojnë një perceptim të gabuar mbi proceset gjyqësore.
Beqaj shton se, pas 21 muajsh në paraburgim, kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë është kundërshtuar nga prokuroria me argumente që ai i konsideron të pavërteta. Ai i ndan ato në katër pika kryesore, të cilat i cilëson “gënjeshtra” të organit të akuzës, duke përfshirë pretendime mbi kërkesat e mëparshme për zëvendësimin e masës, aktivitetin e tij gjatë hetimeve, kontaktet e pretenduara me persona të tjerë dhe mënyrën e administrimit të dosjes hetimore.
Në deklaratë, ish-ministri pretendon gjithashtu se dosja përmban mungesa dokumentesh dhe se mbrojtja e tij nuk ka pasur akses të plotë në materialet hetimore, duke e cilësuar procesin si të zvarritur për shkak të volumit të madh të provave.
Në fund të reagimit të tij, Beqaj thekson se çështja e tij nuk lidhet me vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë dhe se, sipas tij, argumentet e prokurorisë nuk mund të zëvendësohen apo të ndikohen nga asnjë vendim i këtij niveli gjyqësor.
Ai përmbyll deklaratën duke theksuar se qëndrimi i tij në paraburgim po vazhdon pavarësisht pretendimeve që ai i konsideron të pabazuara dhe se çështja e tij duhet të trajtohet vetëm në kuadër të procesit gjyqësor në vijim.
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër