Beqiroviç i kërkon Vuçiçit të “ndalojë së minuari” sovranitetin e Bosnjës

12 Korrik 2024 | 19:23

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviç, i ka bërë thirrje të premten presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të përballet me “të vërtetën” dhe “të ndalojë së minuari” sovranitetin e shtetit të Bosnjës.

Beqiroviç tha se “do të ishte më mirë që Vuçiç të merrej me çështjet e brendshme të Serbisë, sesa të përzihej në punët e brendshme të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Më herët të premten, Vuçiç e akuzoi Sarajevën se “synon ta zbatojë zhdukjen” e entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, dhe “ta zhysë Serbinë në konflikt me NATO-n”.

Lideri serb i bëri këto komente duke iu referuar një fjalimi të Beqiroviçit në përkujtimin e 29-vjetorit të gjenocidit në Potoçari më 11 korrik, kur ushtria serbe e Bosnjës vrau më shumë se 8.300 boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Beqiroviç i hodhi poshtë pretendimet e Vuçiçit dhe tha se Serbia, përveç lidhjeve të veçanta dhe paralele që ka me Republikën Sërpska, është e detyruar ta respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës.

“Shtrohet pyetja se çfarë do të bënte presidenti i Serbisë nëse, për shembull, një nga shtetet fqinje të Serbisë do të miratonte një deklaratë prej 49 pikash me Vojvodinën dhe përmbajtja e asaj deklarate nuk do të respektonte sovranitetin e Serbisë”, tha Beqiroviçi.

Beqiroviç, ndër të tjera, foli edhe për kërcënimet e Republikës Sërpska për t’u shkëputur nga Bosnja shkruan REL.

Ai tha se paqja dhe bashkëpunimi i barabartë në rajon “kërcënohen nga politika e madhe shtetërore e regjimit në Beograd”.

“Qëllimet madhështore të Vuçiçit janë të qarta. Pasi ai organizoi ‘Kuvendin gjithëserb’ në Beograd, më 8 qershor të këtij viti, dhe votoi Deklaratën e Serbisë së Madhe, askush nuk ka dyshim se çfarë po bën realisht presidenti i Serbisë. Realizimi i deklaratës së Vuçiçit do të nënkuptonte zhdukjen e shtetit të Bosnje e Hercegovinës dhe, për këtë arsye në interes të ruajtjes së paqes, ai duhet të ndalet”, tha Beqiroviç.

“Kuvendi gjithëserb” u mbajt më 8 qershor në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe të entitetit serb, Republika Sërpska.

Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Më 10 qershor, Ambasada amerikane në Sarajevë e cilësoi Deklaratën si të rrezikshme, dhe me plot gabime.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Rama në Mal të Zi në resortin që u refuzua në Shqipëri: Po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026