Berat Buzhala: Albin Kurti e provokoi vetë krizën politike me shkarkimin e ministrit të LDK. Na futi në qorrsokak me SHBA
Një një lidhje ‘live’ me Ilva Now, Berat Buzhala, botues i gazetës Express në Kosovë, ndau idetë e tij rreth situatës aktuale në Kosovë, kur politika është e përçarë në idenë për zgjedhje të reja apo qeveri pa Vetëvendosje.
Teksa theksoi faktin se vendi gjendet përballë një situate politike të paprecedentë pasi është hera e parë që një qeveri rrëzohet me mocion mosbesimi pa pëlqimin e kryeministrit, z. Buzhala bëri një krahasim me rastin e rrëzimit të qeverisë Haradinaj.
Në atë kohë, theksoi z. Buzhala, pas dorëheqjes vullnetare të kryeministrit, gjërat ishin më të thjeshta pasi të gjitha palët kërkonin të shkonin në zgjedhje, gjë që nuk
gjë që nuk mund të thuhet aktualisht, ku VV refuzon të hyjë në zgjedhje.
Sipas botuesit të Express, Kurti e provokoi vetë krizën politike duke shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, njëkohësisht njeriu i dytë më i rëndësishëm në LDK, pa u konsultuar aspak për këtë vendim me aleatin e vet në qeverisje.
Z. Buzhala nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit në detyrë sa i përket politikës së jashtme sidomos sa i përket raporteve me SHBA.
“Duke qenë kryeministër, nuk mjafton të qeverisësh mirë brenda, por edhe për jashtë. Me qeverisjen e tij Kurti e ka sjellë Kosovën në qorrsokak me SHBA. Kosova nuk e ka luksin të ketë një kryeministër të tallet me ndërmjetësin amerikan në dialogun me Serbinë. E kam kritikuar Albin Kurtin për kokëfortësinë për të mos hequr taksën. Kosova pa SHBA pëson fiasko”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:03 Goditet skema e tregtimit të sendeve të vjedhura, sekuestrohen 15 kg ar dhe sende me vlerë totale 2 milionë euro në Fier
- 13:23 Berisha: Heqja e sanksionimit të SHBA-së ndaj meje, korrigjim i një vendimi të padrejtë
- 13:14 Berisha: Protesta uragan i ndërgjegjes qytetare, nuk duhet të errësohet madhështia dhe misioni i saj
- 12:43 Rrëzohet avioni ushtarak në Indi, 5 të vdekur dhe një i mbijetuar
- 12:11 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
- 11:50 Tensione në Rrjoll, banorët heqin gardhin metalik (VIDEO)