Berisha: Heqja e sanksionimit të SHBA-së ndaj meje, korrigjim i një vendimi të padrejtë

13 Qershor 2026 | 13:23

Gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarë dhe simpatizantë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet mbi heqjen e sanksionimit ndaj tij dhe mundësinë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha e cilësoi këtë zhvillim si korrigjim të një vendimi të padrejtë dhe si rezultat të një beteje të gjatë për dinjitetin e tij dhe të mbështetësve të tij.

“E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë,” u shpreh ai, duke shtuar se do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara dhe mezi pret të takojë miqtë e tij, “në kohën e duhur”.

Ai theksoi se kjo ka qenë një nga betejat më të vështira të jetës së tij, por shtoi se ajo nuk është bërë vetëm për interes personal, por edhe për, siç u shpreh ai, dinjitetin e atyre miliona shqiptarëve që e kanë mbështetur ndër vite.

“Unë ndjehem shumë mirënjohës ndaj të gjithë shqiptaro-amerikanëve dhe miqve të mi amerikanë që më dhanë mbështetje të fuqishme. Por duhet të jemi realistë. Modi u hoq kur u bë kryeministër i vendit të dytë apo vendit të parë më të madh në botë në popullatë. Mandela kur u bë simbol i qëndresës njerëzore. Por në dallim nga të gjithë të tjerët, Sali Berisha zgjodhi një rrugë tjetër. Zgjodhi gjykatën, padita për shpifje Sekretarin e Shtetit, i cili me vendimin e tij, pa asnjë bazë, lëndoi dinjitetin tim.Edi Rama me mentorin e tij gjetën si rrugë për të më skualifikuar mua, dizenjimin, nga njeriu që më kishte lavdëruar më shumë se kushdo tjetër në botë për luftën e suksesshme kundër korrupsionit.
Ai është. Të shihni shkoni merrni minutat e takimit tim kur ka qenë top-këshilltar tek zëvendëspresidenti Biden. Kështu që duhet të mbroja dinjitetin tim. Kisha bërë një betejë ku kisha vendosur çdo gjë timen në funksion të saj. Por kjo nuk më deshi vite, kjo më deshi jo më shumë se gjysmë ore. Dhe ne si shqiptarë që kemi kult mikun, edhe mirë e kemi, kemi një thënie: Zot mbrona nga miqtë, se nga armiqtë ruhemi vetë. E kam thënë atëherë, ja kam përsëritur vetes 100 herë dhe zgjodha gjykatën, si rrugën e nderit për t’u përballur. Kjo natyrisht zgjoi reaksione, unë jam i vetëdijshëm. Por unë ju siguroj se do shkoj në Shtetet e Bashkuara dhe atje kam shumë miq dhe mezi pres t’i takoj, natyrisht në kohën të përshtatshme për ta”, u shpreh Berisha.

Ai falënderoi administratën e presidentit Donald Trump dhe sekretarin amerikan Marco Rubio, duke e cilësuar vendimin si korrigjim të një padrejtësie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026