Bërdariç vlerëson Dinamon, por kërkon tre pikët për Vllazninë
Vllaznia-Dinamo është një ndër përballjet më interesante të javës së 16-të në Superligën Shqiptare, sfidë e cila luhet në Loro Boriçi. Shkodranët do të synojnë fitoren, ndërsa këtë të martë tekniku Tomas Bërdariç analizoi kundërshtarin.
Java e 15-të e Superligës Shqiptare rikthehet me 5 përballje që priten me interes, por vëmendja më e madhe është në Loro Borici dhe arenën e demave, ku luhen duelet Partizani-Egnatia dhe Vllaznia-Dinamo.
Në Shkodër përgatitjet kanë marrë fund, ndërsa të martën, tekniku Thomas Brdarid doli në konferencën e zakonshme për shtyp.
“Ndeshja e nesërme është speciale. Në ndeshjen e parë kundër Dinamos të gjithë e dinë që luajtëm shumë mirë, një karton i kuq na shkatërroi të gjitha planet. Mezi po presim të luajmë nesër se nga fundjava patëm rezultat zhgënjyes me Bylisin dhe do shoh si ekipi do reagojë”, tha Bërdariç.
“Dinamo ka bërë progres të mirë në drejtimin e Dajës, janë kandidatë seriozë për “Final Four”, sezoni është i gjatë, na duhet të marrim rezultat të mirë çdo ndeshje. Do jetë ndeshje e fortë kundër tyre, prandaj duhet të jemi shumë të përgatitur”.
“E dimë që nuk ishte mirë të ndërronim Gurishtën, 1 minutë para se të fillonte ndeshja, nuk u përgatit ndoshta mirë. E dimë që do mungojë të paktën deri në fillimin e vitit që do të vijë, prandaj do të na duhet zgjidhje. Sala ka bërë ndeshje të mirë. Krymi nuk besoj do jetë gati për 90 minuta, por do jetë pjesë e ekipit”, tha Bërdariç.
Te Vllaznia, ende nuk e kanë harruar humbjen e fundit përballë ballshiotëve në transfertë.
Për ndeshjen me Bylisin kishim 3 raste në 10 minuta, pësuam me një pakujdesi. Prandaj duhet t’i parandalojmë duelet në mbrojtje, mos t’i japim Dinamos mundësi që të dalë nga presingu jonë. Për këtë duhet të jemi të përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht. Besoj se mund të fitojmë.
Skuadra shkodrane renditet e treta dhe Dinamo e katërta, të dyja synojnë “final 4”, ndërsa diferenca mes tyre është vetëm 1 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta