Vllaznia e Partizani ndajnë pikët, asnjë fitore e regjistruar të shtunën
Vllaznia dhe Partizani janë ndarë në paqe në ndeshjen e parë të fazës së dytë në superligën shqiptare, pas një dueli tejet të bukur, me 4 gola të shënuar.
E shtuna prodhoi 3 barazime, ku krahas duelit të luajtur në Loro Borici, nuk pati fitues në Elbasan e Korcë, ku u zhvillua Tirana-Laçi.
Në Shkodër, miqtë shënuan të parët me Christian Mba, por fraksioni i parë d otë mbyllej 1-1, pasi Stojanovic riktheu ekuilibrat.
Në fraksionin e dytë Mala kaloi për herë të parë në avantazh Vllazninë, por në limite ishte sërish Mba që u dha një pikë të tijve.
Në Elbasan, vendësit nuk shkuan dot më shumë se një barazim 1-1 me golin e vetëm të shënuar nga Gomes, por më herët Rashica kishte tundur rrjetën për miqtë.
Jarmouni ishte ëngjëll dhe djall për Tiranën që barazoi me Lacin 1-1, me futbollistin në fjalë që i shënoi të dy golat.
Bardheblutë të detyruar të luajnë në Korcë, për shkak se nuk kanë stadium, e ky fakt vihet re dhe te rezultatet. Partizani vijon të qëndrojë në krye, i ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng