Barcelona “leksion” Realit në El Classico, blaugranët triumfuan 0-4 në Bernabeu

27 Tetor 2024 | 16:20

Barcelona është perfekte, po kalon periudhën më pozitive ndër vite, e këtë e tregojnë rezultatet, si ai i mbrëmjes së të shtunës, një fitore spektakolare ndaj Realit në Bernabeu.

Ek Klasiko numër 301 u fitua nga të besuarite e Hansi Flick, të cilët i dhanë një leksion madrilenëve, se edhe të jesh galaktik, nuk do të thotë se je i pamposhtur.

Një përballje e cila nisi mirë për vendësit, në një stadium plot e përplot me dominimin e ngjyrave të bardha, por Mbappe padyshim mund të konsiderohet dështimi i mbrëmjes.

Disa raste të shpërdoruara, por as Vini Jr e Bellingham nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë.

Fraksioni i parë nuk prodhoi gola, e në të dytin, miqtë nga Barcelona dhuruan spektakël.

Leëandoëski zhbllokoi shifrat, e më pas dyfishoi pas një ekzekutimi të saktë me kokë në zonën e rreptësisë.

Në minutën e 77’ Yamal trefishoi pas një gjuajtje potente me të djathtën, por qershia mbi tortë mban emrin e sambas braziliane, Raphinha.

27-vjecari mposhti Lunin me një parabël e cila u ndal në rrjetë, për të vulosur triumfin 0-4.

Në krye të klasifikimit, 6 pikë para vendit të dytë dhe me shumë besim, Barcelona e Hansi Flick premton shumë këtë sezon, në Champions dhe La Liga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026