Berisha: Alda Klosi bashkëpunoi me Rozetën për të larguar paratë

13 Janar 2023 | 12:26

Kreu i PD Sali Berisha është shprehur se zyrtarja e Alda Klosi ka bashkëpunuar me pasruesen Rozeta Dobi për të larguar paratë.

Në një dalje për mediat Berisha theksoi se Dobit iu dhanë paratë për t’i mbajtur në mirëbesim. Ai tha se ky bashkëpunim mes tyre ka ardhur pasi Arben Ahmetaj është kandidat për në kokërr të burgut.

Sipas tij fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda Klosi.

“Ata që do shkruajnë skenarin e filmit në të ardhmen, e sigurt që po gjetën artistët, do marrin një ëmim ndërkombëtar. Rozeta, hajdute apo thjesht iu dhanë ato para, për t’i mbajtur në mirëbesim. Po të marrim variantin e kasafortës, kodin asaj nuk ia ka dhënë asnjë njeri përveç Alda Klosit.  Magjistare e bëni ju Rozetën, që të dijë të zbërthejë kasafortat? Magjistare nuk ishte ajo, ishte pastruese. Nëse është histori e eurove në dyshek, përsëri është bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës. Pse ndodhi ky bashkëpunim? Arben Ahmetaj është kandidat për në kokërr të burgut.

Pas Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Natyrisht, në universin e interceptimeve telefonike të tij, Alda dilte në radar. Pra, pse unë u ndala në këto? U ndala sepse qeveria po bën gjithçka për të mashtruar qytetarët në këtë hetim.

Se shifra 120 mijë u caktua nga qeveria për t’u thënë nga Alda. Kurse shuma e madhe në tubat e aspiratorit u zbulua rastësisht. Ato të gjitha janë paratë e Aldës, të Arben Ahmetajt, të Edi Ramës. Ato janë paratë e djegësave. Edi Rama e ka shkarkuar atë vetëm pesë ditë, më datë 20, në mënyrë që ajo të mos largohej nga detyra si zyrtare e lartë.

Por, edhe njëherë, Rozeta ose duhet mbrojtur, ose duhet lënë e lirë. Paratë ajo i ka marrë në mirëbesim, siç del. Cili është ai që mund të thotë se Rozeta gjeti kodin? Nuk ka njeri që e beson këtë. Nëse do kishte marrë një specialist për dekodimin, gjurmët do ishin aty, kamerat do tregonin gjithçka. A ka një gjë të tillë? Nuk ka një gjë të tillë.
Pra kemi të bëjmë një bashkëpunim mes Aldës dhe Rozetës për të larguar paratë nga shtëpia e Aldës. Qoftë me kasafortë, qoftë me dyshek. Fytyra e vërtetë e qeverisë është Alda, që vjen në Tiranë me një apartament 40 metër dhe përfundon me shtatë apartamente, troje, llogari. Kushedi sa ka në Dubai ka ajo nga kontot e Arben Ahmetajt.
Ka shpërthyer vjedhja për fushë, thotë populli.”- tha Berisha,

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026