“Dritan, nuk je vetëm”- Rama merr pjesë në prezantimin e librit të Abazoviçit
Kryeministri Edi Rama, mori pjesë këtë të premte në prezantimin e librit të kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç, “Kritika e etikës globale”.
Në fjalën e tij Rama tha se ai nuk promovon librin por mesazhin e dhënë prej Abazoviç, ku theksohet se në ditët e sotme forcat kundërvepruese ndaj urtësisë shtohen përditë, ndërkohë që urtësia sa vjen e zvogëlohet.
Shefi i qeverisë në përfundim të fjalës së tij e uroi Abazoviçin për rritjen e forcimin e partisë së tij elektoralisht, por edhe mesazheve përbashkuese që përcjellë.
“Forcat kundërvepruese ndaj urtësisë shtohen përditë, është urtësia ajo që zvogëlohet mbase duke u transformuar në një kapcitet tjetër. Ashtu sikurse forcat e interesave që ndërthuren në arenën e luftës së përditshme politike janë shumë për të qenë lehtësisht të pakapërcyeshme në raport me parimet dhe idealet që njerëzit qëndrojnë në arenë. Në fund të librit ka një tjetër citim që është vazhdimi i asaj që unë thashë, i referohet Pierre Ados, duke thënë: Tani nuk më shkolla nuk ka as dogma, filozofi ka mbetur vetëm si do ta gjejë udhën e vetë? Dritani nuk është vetëm, na ka ne! Dritani ka shpresën të cilën ai e mishëron më së miri si një fenomen politik unikal në rajonin tonë, që ka zgjedhur rugën më të vështirë, por për faktin që ka zgjedhur këtë rrugë ka ndjekës dhe mund të ketë edhe më shumë. Gjithmonë ka njerëz që presin zgjidhje të ndryshme nga ato që i janë ofruar. Dritan të uroj nga zemra që t’i të vazhdosh të mbetesh garant i “Urës” dhe “Ura” të bëhet gjithmonë e më e gjerë edhe të rezatojë dhe jo vetëm elektoralisht, por të rezatojë rajonalisht ku të tjerë ta gjejnë veten për të ndërtuar të tjera ura”, tha Rama
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh