Berisha: Ambasadorët të punojnë për Shqipërinë, e jo në interes të qeverisë së Ramës

26 Gusht 2024 | 15:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje që ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri duhet të punojnë për interesin e vendit dhe jo për interesin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e quajti narkoqeveri.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, pas një takimi të kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri.

Berisha gjithashtu hodhi akuza të forta ndaj Ramës, për të cilin tha se ka ‘ngrirë’ marrëdhëniet me Greqinë e Kosovën, për interesa të tij personale.

Reagimi i Berishës:

Mirëdita!

Sot, Edi Rama foli para diplomatëve të Shqipërisë në një konferencë, që tradicionalisht është konferencë vjetore, por konferenca mblidhet në një moment dështimesh të mëdha të politikës shqiptare. Në radhë të parë, ndjekur kjo edhe nga diplomacia për shkakun më themelor, sepse institucionet e narko-shtetit nuk mund të përmbushin detyrat e tyre kushtetuese.

Edi Rama nuk foli një fjalë për marrëdhëniet e ngrira që ka krijuar ai në fqinjin jugor, kryekëput për interesa të tij mafioze të tij personale në trojet dhe brigjet e Bashkisë së Himarës. Nuk foli një fjalë për burgosjen e kryetarin e zgjedhur të bashkisë me rrëmbimin e mandatit në mënyrë që të garantojë se do të përvetësojë ato që nuk i takojnë.

Edi Rama nuk foli një fjalë për ngrirjen pothuaj de facto të marrëdhënieve me Kosovën, pasi më haptas se sa Aleksandër Vuçiç, Edi Rama shpalli sanksionet ndaj Republikës së Kosovës. Sulmoi me egërsi kryeministrin e saj, loboi me patuprësi për mosakordimin e liberalizimit të vizave, akt flagrant armiqësor ndaj një vendi të lirë dhe të pavarur, aq më tepër ndaj një vendi që banohet në 90 përqind nga shqiptarët.

Edi Rama ngriu marrëdhëniet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse u angazhua direkt në fushatë elektorale në mënyrën më ptë paskrupullt. Mrrëdhënie pothuaj të ngrira janë dhe në Malin e Zi.

Të gjitha këto, sepse Tirana e Edi Ramës, Tirana zyrtare, nuk respekton asnjë parim të rregullojë marrëdhëniet ndërshtetërore, ndjek vetëm interesa mafioze, vetëm interesa klienteliste në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Së dyti, mashtroi, siç është zakon. E vërteta është se dhjetorin që kaloi, ndonëse u shpall me të madhe në Tiranë nga miqtë e Edi Ramës, se në dhjetor do të hapej kapitulli i parë i negociatave, në dhjetor Këshili Europian dhe Komisioni Europian i vendosën 5 kushte të reja. Shqipëria sot është vendi i burgosjeve politike, i persekutimit politi. Shqipëria so është vendi i vetëm në Europë në të cilën 3 liderë të partive kryesore opozitare janë në arrest, ose në ndjekje penale.

Pra, jo që s’ka progres, por në një rast unik po bën 4 vite që nga dita e vendimit për të hapur negocita, e vendimit në parim, por negociatat nuk janë hapur për kapitujt dhe kjo për shkak të qendrimeve anti-demokratike, anti-kushtetuese të Edi Ramës.

Edi Rama në këtë takim u përpoq t’i jepte ngjyrat e zeza partiake diplomacisë shqiptare, ta paraqesë atë si diplomacinë e partisë shtet. Në këtë kontekst, jam i bindur se  një diplomaci në funskion të interesave në funksion të Edi Ramës është një diplomaci në dëm të madh të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndaj dhe unë iu bëj thirrje diplomatëve shqiptarë të qendrojnë si përfaqësues të Shqipërisë, dhe jo të kreut të narko-shtetit, Edi Ramën.

Nuk mund të mos ritheksoj se kjo konferencë mblidhet në një kohë kur, pavarësisht nga lustrat, faktikisht Edi Rama është personi i vetëm që ka rekrutuar në korrupsion për ta nxitur kundër opozitës famëziun, Mc Gonigal, ish-shefin e kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun. Rekrutoi në korrupsion me Agaçin e tij, njeriun e besuar nga autoritetet italiane për të kontribuar në luftën kundër drogës në Shqipëri, gjeneral Lisin.

Edi Rama figuron tashmë në dosjet e mëdha, së bashku me vëllain e tij të vjedhjeve dhe trafiqeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edhe njëherë, duke dënuar zbatimin e parimeve të narko-shtetit në diplomacinë shqiptare iu bëj thirrje diplomatëve të qendrojnë përfaqësues të vendit dhe të kombit të tyre, dhe jo të një klike, të një kasti, të një ekipi, i cili sundon në aleancën e krimit, vjedh zgjedh zgjedhjet, shndërron pasuritë publike të shqiptarëve në mallkim për qytetarët, sundon me drogën dhe krimin.

Faleminderit!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026