Berisha: Çmimet më të larta se në BE, Rama ka hedhur në Lanë ëndrrën evropiane! Më 17 të gjithë në protestë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së ka folur për situatën në vend. Ai u shpreh se në Shqipëri taksat mbi litrin e naftës janë të larta duke i cilësuar katastrofike.
Berisha tha se një litër në SHBA shitet me 1 dollarë, kurse në Shqipëri taksa është 1.1 dollarë ku sipas tij kjo tejkalon çdo lloj logjike ekonomike. Ai u shpreh se është detyrim i PD të ndërmarrë një luftë frontale për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
“Çfarë ndodh me ligjet ekzistuese? Janë ligje shumë të mira. Në qoftë se zbatohen, nuk mundet që çmimet të shkojnë lart e më lart. Të shkojnë më lart se vendet me fuqi blerëse 5 herë më të madhe se ne.
Ndaj dhe aktualisht problem madhor është nafta, se është i mprehtë, por duhet të jemi të vërtetë, po kaq problem është kafshata. Sheqeri, orizi, mishi, të gjitha këto janë oligopole.
Dhe mund të ketë edhe të tjera, një seri të tjerash. Edhe njëherë, nuk janë fenomen vetëm shqiptar, jo. Por për të mbrojtur konsumatorët, çdo shtet ka ligje dhe institucione, të cilat bizneseve u garantojnë veprimtari normale, u garantojnë fitimin, por nga ana tjetër mbrojnë konsumatorin”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, kryedemokrati foli lidhur me protestën e 17 prillit ku u bëri thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi të bashkohen për t’i dalë zot vetes. Ai e ka cilësuar protestën si një kryengritje paqësore dhe si zëri i vetëm në Shqipëri.
“Ëndrra evropiane e shqiptarëve është e hedhur në Lanë. Edhe njëherë, përfaqësues të BE kanë sqaruar se nuk është votuar IBAR për Shqipërinë dhe ata, të cilët duan të paraqesin Shqipërinë sikur është votuar, ata nuk kanë respektin më minimal për veten e tyre. Mashtrojnë shqiptarët. Jo, nuk është votuar.
Dhe nuk mund të votohet duke u bërë mburojë e korrupsionit, duke asgjësuar sistemin e drejtësisë. Çfarë është kapitulli 23-24? Janë funksionimi i drejtësisë dhe shtetit ligjor. Po janë kapitujt kryesorë këta, janë shinat më themelore dhe vlerësime në këto kapituj mbeti në klasë. Dhe Edi Rama në këto kapituj mbeti në klasë.
Përpiqet Edi Rama ta mbulojë, i cili është varrmihësi i shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit. Edhe njëherë, u bëj thirrje shqiptarëve, me datën 17 të gjithë në protestë, në kryengritjen paqësore si zëri i vetëm në Shqipëri. Në Shqipëri ka mbetur vetëm zëri i qytetarëve për t’i dalë zot vetes”, tha Berisha ndër të tjera.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë