Berisha dhe Mediu takohen me ish-presidentin e Kroacisë, Mesiç: Falenderim për mbështetjen ndaj shqiptarëve

1 Maj 2026 | 20:53

Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e  forumit të “Unionit Ndërkombëtar Demokrat” (IDU), delegacioni i Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane, i kryesuar nga Sali Berisha, zhvilloi një takim me ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç.

Gjatë takimit, Berisha dhe Fatmir Mediu falenderuan Mesiç për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shqiptarëve, veçanërisht për kontributin në procesin e pavarësisë së Kosovë dhe për rolin e Kroacisë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh kritik ndaj zhvillimeve në Shqipëri, duke theksuar se vendi, ndryshe nga Kroacia, tashmë anëtare e Bashkimit Evropian, sipas tij ka shënuar regres. Berisha tha se korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira kanë ndikuar negativisht në rrugën drejt integrimit evropian.

Nga ana tjetër, ish-Presidenti Stjepan Mesiç theksoi se shqiptarët duhet të ndjekin çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat dhe për të kapërcyer situatat e vështira me të cilat përballet vendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026