Berisha dhe Meta bëjnë protesta për të mbetur në opozitë, thotë Kajsiu

15 Shkurt 2023 | 22:17

Pedagogu Blendi Kajsiu deklaroi se protestat e organizuara nga kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë bërë që këta të fundit të mbeten në opozitë.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kajsiu u shpreh se Berisha dhe Meta e dinë se nuk vijnë dot në pushtet, pasi sipas tij, shqiptarët nuk i shohin si alternativë.

“Unë dua të theksoj se këto protesta nuk janë për të ardhur në pushtet. Më duket e kotë të diskutojmë, a do vijnë apo nuk do vijnë në pushtet. Këto janë për të mbetur në opozitë.

Një revolucion, që ka përkufizimi nënkupton ndryshim. Çfarë ndryshimi përfaqëson zoti Berisha dhe zoti Meta. Oligarkët që sot denoncojnë, janë oligarkët që ishin me zotin Berisha”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka folur këtë të mërkurë në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli. Sveçla ka komentuar deklaratat e ministres...
22:08 | 15/07/2026

“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme në Kosovë në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi deklaratën e ministres serbe, Snežana Paunović, e...
22:07 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026