‘Berisha do të flasë i fundit’, agjenda e protestës së sotme
Situata në Partinë Demokratike paraqitet e qetë, kur na ndajnë më pak se dy orë nga nisja e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha raporton se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është personi i cili do të flasë i fundit në protestë.
Para tij, do të mbajë fjalën kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Në total, do të jenë 20 folës, prej tyre 4 janë deputetë, ndërsa të tjerë aktivistë të shoqërisë civile dhe personazhë publikë që i janë bashkuar thirrjes së Berishës për të marrë pjesën në protestën e sotme.
Berisha, së bashku me disa të rinj, do të nisen nga selia e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard.
Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia