Berisha: Do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur këtë regjim

27 Shkurt 2023 | 19:49

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të përdoret çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur atë që ai e quan regjim të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku të rinjtë dhe qytetarët largohen masivisht.

“Duam t’i demonstrojmë këtij regjimi se ne në asnjë rast dhe kurrë nuk do të pajtohemi me monizmin e tij dhe se ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij monizmi.
Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, ne do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për t’i shkurtuar ditët dhe për të përmbysur këtë regjim. Ky regjim, për çdo shqiptar të vërtetë, çdo shqiptar që i thotë lirisë së vet liri, dinjitetit, dinjitet, ëstë më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori.

Ky regjim sotme politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa vlerë, fiktive ua ka nxi jetën shqiptarëve, ua ka bërë vendin e tyre një vend në të cilin ata nuk mund të jetojnë. Ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku të rinjtë dhe qytetarët largohen masivisht, shumë më tepër se ata vendet e të cilëve janë në luftëra civile, ose kanë pësuar kalamitete të mëdha natyrore.Nëse ju lexoni, nëse ju kërkoni, ju nuk mund të gjeni kurrë një vend të dytë në të cilin, një hapësirë kohore 8 vjeçare të jenë larguar prej tij, ta kenë braktisur atë mbi 1/3 e popullsisë. Përzëniet nga Shqipëria të qytetarëve, të rinjve veçanërisht nga ky regjim, tejkalojmë parashikimet e Çubrilloviçit, tejkalojnë çdo parashikim”, theksoi kryedemokrati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026