“Berisha do të vijë në pushtet”, Bylykbashi: Basha ka bërë veprime të rënda antiamerikane
Zv.kryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi shprehet se Berisha jo vetëm që do të rikthehen në drejtimin e partisë por edhe në pushtet.
Ai tha gjatë intervistës në “Now” me Erla Mëhillin se “Berisha do të vijë në pushtet se bashku me të gjithë ne, edhe me Bashën e Bardhin por thjesht ata nuk do të drejtojnë më”.
Oerd Bylykbashi tha se kjo nuk duhet konsideruar si një çështje Berisha-Basha pasi bëtaja është me Ramën dhe shtoi se “në zgjedhje ne (PD) do të shkojë me një lidership që do të na garantoi fitoren e ardhshme”.
Deputeti demokrat u shpreh se sondazhet tregojnë se Berisha ka një pëlqyeshmëri pesë herë më të madhe se sa Basha.
I pyetur nëse do ta dëmtoi qëndrimi i SHBA ndaj Berishës, Bylykbashi tha se Basha ka bërë veprime shumë të rënda antiamerikane.
Sipas Bylykbashit, me aktet e Bashës PD u kërcënua se do të shpallej “organizatë e dhunshme” dhe shtoi se “Kam takuar diplomatë që më kanë dhënë mbështetje për demokratizimin e brendshme”.
“Nëse ka vendime antiamerikane janë ato të Bashës për djegien e mandateve, jo vetëm mos hyrjen në zgjedhje por kërcënime për të prishur zgjedhjet. Përfaqësues të komitet ndërkombëtar kanë ngritur shqetësime të mëdha duke thënë se këto i bëjnë vetëm talebanët”, tha ai.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin