Berisha: Endri Shabani është emëruar pa asnjë firmë, nuk është kandidat i opozitës

13 Dhjetor 2025 | 14:05

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në konfeencë për mediat zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Ai theksoi se Endri Shabani është emëruar pa asnjë firmë të opozitës dhe se ata i kanë tërhequr firmat e tyre.

“Pa asnjë diskutim ka qenë një gabim i padiskutueshëm i çdo njërit që ka firmosur. Ka qenë një akt i nxituar. Dhe kërkova ndjesë para opozitarëve dhe kërkoj serish sot për këto firma dhe këtë akt të nxituar të deputetëve të PD-së.

Këto firma u dhanë në një periudhë kur u vendos një koalicion opozitar në mbështetje të kandidatit të bashkisë për Tiranës por nga ana tjetër theksoj se firmat janë tërhedhur me firmë dhe jo me deklaratë publikë.

Në mënyrë absolute në çdo parim dhe ligj, ai nuk është kandidat i opozitës. Firmat janë tërhequr me firmë, dhe deri ne momentin e fundit kanë te drejtë të tërheqin propozimin. Kështu qe pretendimi që firmat e zgjodhën është i padrejtë. Ishte vendimi i Ramës për të mos zbatuar çdo parimi dhe ligj. Endri Shabani është emëruar pa asnjë firmë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026