Berisha homazhe për Mirush Kabashin: U largua si “Sokrati” i kësaj kohe

6 Dhjetor 2023 | 12:56

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri homazhe këtë të mërkurë në nder të figurës së ndritur të aktorit të madh të skenës dhe ekranit, Mirush Kabashi, i cili mbylli sytë të martën në moshën 75-vjeçare.

Berisha u shpreh gjatë një prononcimi për mediat se, Mirush Kabashi ishte mbret në skenë, u largua si “Sokrati” i kësaj kohe.

Ai ishte mbret në skenë, ndoshta askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër, tha kryedemokrati Berisha.

“Erdha për të shprehur së bashku me mikun tim, Besnik Mustafaj, mirënjohjen tonë, admirimin e pakufishëm për gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashin.

Por, për Mirushin ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgimie që ky le për ne dhe brezat që vijnë.

Ai vërtet ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse.

Ai ishte mbret në skenë, ndoshta askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër.

Ai, e them, u largua si Sokrati i kësaj kohe, në sensin që me Apologjinë e Sokratit, shënoi ndoshta kulmin e tij në skenën shqiptare, por edhe atë ndërkombëtare.

Ndaj edhe njëherë ngushëllime më të ndjera familjes, respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Mirush Kabashi”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026