Berisha homazhe për Nishanin: Ishte bashkëpunëtor dhe mik i përsosur

1 Qershor 2022 | 11:10

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi homazhe në nder të ish-presidentit Bujar Nishani, i ndarë nga jeta disa ditë më parë për shkak të një sëmundjeje.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga ambientet e Presidencës ku është vendosur trupi i pajetë i ish-kreut të shtetit, Berisha vlerësoi kontributin e çmuar të Nishanit në krye të shtetit, ndërsa theksoi se ai kishte qenë një nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij më të mirë.

“Nishani në dekada, ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar, me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë, por edhe një miqësi e përsosur, një miqësi që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj të themi rënie, përkundrazi, erdhi gjithnjë në forcim. Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është më midis nesh, por e vërteta është që shpirtërisht ai është gjallë, është përjetësisht i gjallë në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin e madh ta njohin atë si bashkëpunëtor, mik, të familjes që pati një bashkëshort dhe prind të tillë dhe të mbarë shqiptarëve”, tha Berisha.

Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Pak ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.

Bujar Nishani ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.

Ai ka mbajtur edhe poste të rëndësishme në qeveri, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.

Të enjten në orën 10:00 do të mbahen homazhe në Pallatin e Kongreseve, në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)

Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja,...
19:47 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026