Berisha i përgjigjet Ramës: PS do të marrë sa vota mori Ramiz Alia në 1992-shin

16 Shtator 2024 | 15:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur kryeministrit Rama sa i takon rezultatit që deklaroi se do të marrë PD në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Për Berishën, në çdo zgjedhje të lirë, Rama do të marrë vota aq sa mori në vitin 1992 Ramiz Alia.

“Ka marrë fund koha kur opozita shkonte pas berihajit, jo, opozita qëndron. Do të nisë betejën për qeveri teknike, në të drejtën më kushtetuese më ligjore të saj, për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Të garantoj se në çdo zgjedhje të lirë, Edi Rama do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj në vitin 1992 dhe asnjë votë më shumë. Në çdo zgjedhje të lirë”, tha Berisha.

Berisha iu përgjigj në këtë mënyrë deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Asamblenë e PS tha se PD në zgjedhjet e ardhshme nuk do të marr më shumë vota se sa ka marrë në vitin 1997.

“Disa thonë se vendi është sot më keq se ishte para disa vitesh, por ka vetëm një gjë që është më keq sot, se para 11 vitesh ajo është PD e Shqipërisë.  Unë nuk shoh filxhan, por ne dimë që të lexojmë mendjen e popullit jo vetëm se kemi patronazhistët, por sepse kemi tani një strukturë shkencore të kolauduar që bënë anketimet e përmuajshme të opinioneve të njerëzve. Në zgjedhjet e ardhme, PD zor se do të marr më shumë mandate se në 1997”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026