Berisha: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet ‘treni bullgar’
Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar edhe të premten denoncimin e atyre që i cilëson shkelje të rënda në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu Berisha tregoi me pamje video “qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, drejtojnë operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë”.
“Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë. Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit. Ikën me çantën me dokumente. Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuç se kërkon të maskohet. Një kriminele me detyra të larta. Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin… Kjo duket si Kokona, po nuk di nëse është ajo apo ndonjë tjetër. Famozja Kokona”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh