Berisha: Janë 5 mijë kandidatura të propozuara për anëtarë të Këshillave Bashkiakë

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e kësaj të shtune një mbledhje të Kryesisë të grupimit që përfqaëson në Partinë Demokratike. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se janë 5000 kandidatura të propozuara për anëtarë të Këshillave Bashkiakë.

Berisha kërkoi mirëkuptim e aplikantëve, pasi në të gjithë vendin zgjidhen 1619 dhe kuotat e kandidaturave janë të pëcaktuara. Ai shtoi se listat e këshilltarëve bashkiakë do të jenë të përbashkëta me Partinë e Lirisë dhe aleatët e tjerë në koalicion, duke iu referuar peshës politike të 2015-ës.

“Ndryshimi sjell shpresën. Pa shpresë Shqipëria shkon në agoni dhe rruga e vetme për të sjellë shpresën është ndryshimi. Unë kam besim të madh se kjo po ndodh dhe do të ndodhë.

- Advertisement -

Kjo mbledhje është thirrur për të formalizuar listat e dërguara nga degët për këshilltarë në 61 bashki të vendit. Unë në emrin tuaj dua të shpreh falënderimet më të përzemërta për rreth 5 mijë kandidatura, 5 mijë demokrate e demokratë, që kanë aplikuar për të qenë anëtarë të këshillave si përfaqësues të PD-së. Në këtë kontekst, duke falënderuar shumë përzemërsisht, kërkoj dhe mirëkuptimin e tyre se ka një kuotë të caktuar që ne mund të dorëzojmë dhe ka një kufizim të kuptueshëm në listat do të jenë të përbashkëta sipas pozicioneve me Partinë e Lirisë.

Në këtë koalicion është bërë e qartë që është marrë mesatarja elektorale për bazë dhe kjo është e ndershme plotësisht. Natyrisht ka patur degë që kanë patur edhe 1300-1500 aplikime. Këto vetëm nderojnë PD-në, sikundër shtrojnë para nesh detyrën e përzgjedhjes së metodës më të përshtatshme për zgjedhjen e tyre.

Primaret në një listë me 130 kandidatë do të shohim se çfarë përgjigje do tu japim. Unë ç’është e vërteta po punoja me anëtarë kryesie për një sistem primaresh, por nuk kisha parashikuar se mund të ketë edhe 150,  130 aplikime në një degë, për arsye se përfaqësimi duhet të ketë disa proporcione, duhet të respektojë gjininë që e ka përcaktuar ligji, dhe kjo është një gjë shumë pozitive. Ligji përcakton 50 me 50, por pastaj janë përfaqësime të tjera të cilat në këshillat e bashkive janë të domosdoshme, ose janë të rëndësishme.

Këtu janë marrë për bazë propozimet e degëve, sepse kjo kryesi thashë po i formalizon ato. Janë shmangur, nuk do të ketë në këshilla nga selia qendrore, në mënyrë që ti qëndrojmë atij parimi të drejtë, të shpërndarjes së detyrave”, tha Berisha.

 

LEXO GJITHASHTU:

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Vishaj: U derdhën thasë me lekë, punëtorët e administratës po japin dorëheqje se…

Avokati Saimir Vishaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se nëse në rastin e bashkisë Durrës kemi një vepër penale të kryer në...

Andi Bushati: Loja e fjalëve që bëri Edi Rama sot për të mos thënë asgjë për Dakon

Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se në fjalimin e tij ku kryeministri Rama u duk se komentoi arrestimin e Dakos...

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur në Greqi mesditën e së martës. Mediat helene raportojnë se 17-vjeçari Enea Topi...

TË FUNDIT

Vishaj: U derdhën thasë me lekë, punëtorët e administratës po japin dorëheqje se…

Avokati Saimir Vishaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se nëse në rastin e bashkisë Durrës kemi një vepër penale të kryer në...

Andi Bushati: Loja e fjalëve që bëri Edi Rama sot për të mos thënë asgjë për Dakon

Analisti Andi Bushati tha në “Now me Erla Mëhillin” se në fjalimin e tij ku kryeministri Rama u duk se komentoi arrestimin e Dakos...

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur në Greqi mesditën e së martës. Mediat helene raportojnë se 17-vjeçari Enea Topi...

Gazetari Ferhati: SPAK ka dosje të hapura dhe për opozitën, u pyet djali i Berishës

Gazetari Eni Ferhati kundërshtoi kolegun e tij Dritan Hila në “Now me Erla Mëhillin” kur ky i fundit tha se SPAK nuk po godet...

Dritan Hila i del në mbrojtje Dakos: Drejtësi e dobët, të shkojë ndërtuesi në burg

Gazetari Dritan Hila tha në emisionin Now në Euronews Albania se akuza e prokurorisë ndaj Vangjush Dakos është shumë e dobët, nëse bëhet fjalë...








Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×