Berisha: Janë rritur me 250% importet nga Serbia, Rama përçmon fermerët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me fermerë në Belsh.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për përçmim ndaj fermerëve shqiptarë, teksa shtoi se janë rritur me 250 për qind importet nga Serbia.
Ndër të tjera, Berisha nënvizoi se eksportet bujqësore shqiptare kanë pësuar ulje.
“Të gjitha eksportet, statistikat reale tregojnë për një rënie të madhe të eksporteve bujqësore. Po sipas statistikave të qeverisë, ka një rritje 250% të importeve nga Serbia. Ka një përçmim të paimagjinueshëm të punës, të mundësive, të potencialeve tuaja. Si bëhet kjo? Si e bën qeveria këtë?
Qeveria e bën me një sistem fiskal i cili shkelmon mbi të drejtat tuaja ligjore. Zero TVSH në blerje, 20% në shitje. Me pothuajse asgjësimin e subvencioneve, ose subvencione me pikatore”, u shpreh kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
- 17:47 Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
- 17:36 Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 17:34 Egnatia barazon 3-3 me Celjen, gjithçka e hapur për sfidën e kthimit në Slloveni