Berisha: Kandidatët tanë kanë marrë mbështetjen e të gjithë popullit opozitar
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte këtë të diel në Fushë Arrëz ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Hil Currin. Ai u shpreh se Hil Curri meriton besimin e gjithë popullit opozitar.
Gjithashtu ish-kryeministri Berisha nuk la pa përmendur faktin se kundërshtari i këtij kandidati Fran Tuci, ka dosje penale dhe e ka akuzuar këtë të fundit se ka injoruar tërësisht problemet e mëdha të qytetarëve të Fushë Arrëzit.
“Vij sot në këtë shesh dhe ju takoj me një kënaqësi të veçantë, por në dallim me të gjitha takimet që kemi bërë deri sot, për të paraqitur kryetarë bashkie e deputetë, sot unë vij për të paraqitur jo kandidatin tim, apo të kryesisë së PD-së, por për të paraqitur Hil Currin, kandidatin tuaj. Kandidatin e vullnetit tuaj të lirë, e votës tuaj, e dinjitetit tuaj.
Njëkohësisht Hil Curri, pasi meritoi besimin tuaj, ka fituar mbështetjen jo vetëm të PD-së, por edhe të 24 partive të tjera, të spektrit opozitar, pra mbështetjen e mbarë popullit opozitar.
Këto zgjedhje në të vërtetë, më shumë se çdo zgjedhje tjetër ndonjëherë që nga 1992, janë zgjedhje në të cilat, çdo shqiptar, demokrat, socialist, i paparti, voton për veten e tij në radhë të parë, voton për fëmijët e tij, për të ardhmen e këtij vendi, dhe kjo duke votuar për Hil Currin. Janë vota për veten tuaj, sepse Franc Tuci kandidon, më falni, kandidon dhe nuk ka sot një socialist në Fushë Arrës, që mund të na thotë këtu, se e kam propozuar unë Fran Tucin, apo e kam votuar unë Fran Tucin që të rikandidojë.
Kandidon pasi ai me fondet e demokratëve, socialistëve, të paparti, ka krijuar parajsën e vet, të enturazhit të tij dhe ka injoruar tërësisht problemet e mëdha të qytetarëve të Fushë Arrëzit, të të rinjve, burrave dhe grave të kësaj bashkie dhe qyteti,”-tha Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve