Berisha kundër Kurtit: Jo grusht shteti, por mekanizma ligjore
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha tha në një intervistë për Euroneës Albania se ndaj Albin Kurtit nuk duhet përdorur grusht shteti për ta rrëzuar, por mekanizma ligjorë.
“Ne si opozitë, ne si Parti Demokratike kemi ofruar moratoriumin, qëllimi është një bllokadë brenda Kuvendit që ta detyrojmë më kompromis, me konsensus politik për një qeveri gjithëpërfshirëse. Nëse jo, alternativë janë zgjedhjet, mirëpo mocioni i propozuar është mjet juridik i cili nëse nuk kalon i bllokon mjetet juridike pastaj për një 6-mujorsh tjetër dhe kjo strategjikisht e çon këtë qeveri në vitin zgjedhor dhe ne nuk jemi të interesuar t’ja zgjasim jetën, prandaj duhet një mobilizim politik i shoqërisë civile, i tërë shtetit politik dhe ky njeri duhet të ndalet me çdo mjet,” – u shpreh Berisha.
Partitë opozitare në Kosovë po mundohen të shfrytëzojnë në maksimum muajin e pushimeve për të komunikuar me publikun rreth skandaleve, apo aferave të qeverisë së vendit.
Dy partitë me të mëdha opozitare kanë zgjedhur të flasin para mediave ku dhe nuk kanë kursyer akuzat e kritikat ndaj ekzekutivit të Albin Kurtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar