Opozita e Kosovës do zgjedhje, akuza dhe kritika ndaj qeverisë Kurti
Partitë opozitare në Kosovë po mundohen të shfrytëzojnë në maksimum muajin e pushimeve për të komunikuar me publikun rreth skandaleve, apo aferave të qeverisë së vendit.
Dy partitë me të mëdha opozitare kanë zgjedhur të flasin para mediave ku dhe nuk kanë kursyer akuzat e kritikat ndaj ekzekutivit të Albin Kurtit.
Partia Demokratike e Kosovës akuzoi qeverinë për emërim të zyrtarëve në qeveri me direktiva të Milan Radojiqi, i kërkuar nga autoritetet kosovare, ndërsa kërkuan ndërhyrjen e organeve të drejtësisë për këtë çështje.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për blerjen e rezervave shtetërore nga qeveria e vendit, gjë të cilën e konsiderojnë aferë korruptive.
Ata kërkuar llogaridhënien e qeverisë për këtë çështje.
Të dy këto dy parti, por edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në fund të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës deklaruan se me nisjen e sesionit të ri në shtator do të bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë Kurti dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.
Duke pasur parasysh se për diçka të tillë nuk kanë votat e nevojshme, mbetet për t’u parë nëse do t’ia arrijnë qëllimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)