Berisha mbërrin në SPAK, do pyetet për herë të parë për 21 janarin
Ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në orën 09:00 të së mërkurës në Prokurorinë e Posaçme, ku do të pyetet për herë të parë për ngjarjen e rëndë të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues.
Berisha nuk është shoqëruar nga avokati dhe as nga simpatizantët e tij para SPAK.
SPAK kishte vendosur ditën e premte më 21 nëntor si datë kur ish-kryeministri duhet të paraqitej për t’u marrë në pyetje, pasi i dorëzuan për herë të tretë fletëthirrje.
Por Berisha, përmes avokatit të tij Genci Gjokutaj, kishte kërkuar që paraqitja të shtyhej për një datë tjetër për shkak të axhendës së tij jashtë vendit dhe SPAK caktoi ditën e mërkurë për të marrë në pyetje ish-kryeministrin.
Një vit më parë, Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të nisë hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 janarit, që u vranë në protestën e vitit 2011.
Kërkesa në gjykatë ishte dorëzuar nga familjarët e Aleks Nikës, pasi SPAK-u nuk pranoi të regjistrojë kallëzimin penal të dorëzuar nga avokati i familjes së viktimës.
Më 21 janar të vitit 2011 në sheshin para Kryeministrisë në Tiranë u vranë katër protestues.
Protesta u thirr në atë kohë nga Partia Socialiste, që ishte në opozitë, e drejtuar nga Edi Rama, sot kryeministër i shtetit.
Qytetarët u thirrën në shesh pas akuzave të opozitës se Qeveria ishte përfshirë në akte korrupsioni, pas shfaqjes së një videoje të zëvendëskryeministrit të asaj kohe, Ilir Meta me ministrin Dritan Prifti, të cilët diskutonin për një aferë prej 700 mijë eurosh.
Gjykata e konsideroi jo të drejtë vendimin e SPAK-ut për të mos nisur procedimin penal dhe i kërkoi të regjistrojë si procedim, kallëzimin e dorëzuar nga familja Nika, menjëherë pas vendimit të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, me seli në Strasburg, më 14 janar.
Strasburgu e konsideroi “21 janarin” krim shtetëror.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë