21 janari, Berisha nga SPAK: S’më kanë thirrur asnjëherë, kanë frikë nga dëshmia ime
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit të hënën në SPAK në përmbushje të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje.
Siç ka ndodhur edhe herët e tjera, Berisha u pritur para dyerve të Prokurorisë së Posaçme nga disa mbështetës të tij me të cilët është takuar një e nga një.
Kryedemokrati, i cili qëndroi në SPAK për pak minuta mbajti një deklaratë për mediat, ku veç të tjerash foli edhe për fletëthirrjen ndaj tij për çështjen e 21 janarit.
“Njoftim quhet kur një person merr përsipër ta njoftojë ose kur njoftohet direkt personi. Asnjë person nuk më ka ardhur të më thotë orë dhe datë e të më dorëzojë një letër.
Asnjë person nuk ka marrë asnjë letër në emrin tim. Kam dy posta elektonike. Një timen dhe një të Parlamentit që e kam përdorur vetëm një herë. Në bisedat e mia në Whats App apo sinjal, nuk më ka ardhur asgjë. Nuk më kanë thirrur asnjë herë sepse kanë pasur frikë nga dëshmia ime”, tha Berisha.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë