Berisha: Mbështes kërkesat e qytetarëve në protestën e sotme

8 Gusht 2022 | 11:58

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbështet kërkesat e qytetarëve në protestën e sotme, që do të zhvillohet për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se kryeministri Edi Rama po shfaqet arrogant, duke mbrojtur veten, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro teksa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tyre.

“Drejtesi per Jonaden. Edi Rama arrogant mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron, refuzon kerkesat e qytetarëve. Sot qytetarët në protestë të fuqishme në orën 19:30 për largimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos. Mbështetje të plotë protestës dhe kërkesave të qytetarëve. sb”, shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook.

Intinerari pritet të jetë i njëjtë si protesta e së enjtes, ku fillimisht protestuesit do të mblidhen në orën 19:30 para godinës së Ministrisë së Brendshme, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Më 2 gusht, shtetasi Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren, teksa kryente manovra të rrezikshme me skaf në plazhin e Potamit në Himarë.

Ai ishte efektiv policie dhe u përjashtua nga rradhët e policisë nga Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Arjan Tase.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, duke akuzuar opozitën për përpjekje për të nxitur tensione...
15:12 | 23/07/2026

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim

Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, mazhoranca miratoi me votë propozimin e Taulant Ballës për të kaluar drejtpërdrejt në votimin e...
15:03 | 23/07/2026