Berisha mbledh drejtuesit e qarqeve, këshilla për fushatën: Ashtu si Trump dhe ne…

13 Nëntor 2024 | 14:03

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ishte i lidhur ngushtë me faktorin ekonomik, i cili u bë një nga çështjet kyçe në fushatën e presidentit të zgjedhur amerikan.

Gjatë një takimi të mbajtur me drejtuesit politikë të qarqeve, Berisha theksoi se çështja ekonomike duhet të jetë gjithashtu një nga proioritet kryesore edhe të fushatës së Partisë Demokratike.

Berisha theksoi rëndësinë e programit ekonomik të Partisë Demokratike, i cili synon të vendosë individin dhe problemet e tij jetësore në qendër të veprimtarisë qeveritare.

“Përveç këtyre jemi dëshmitarë të vërshimit të kulturës marksiste leniniste ‘ëoke’, e cila nuk është tjetër veçse zgjim i demonëve të projekt-kultit të revolucionit bolshevik.

Në këtë doktrinë u sulmua si kurrë më parë jo vetëm identiteti psikologjik i njeriut, por edhe identiteti biologjik i tij, ashtu siç përshkruhej komunizmi një rend pa kufi, pa familje, pa gjini.

Por këto të gjitha morën një përgjigje shkatërrimtare nga fitorja e presidentit Trump, fitore e cila sigurisht vuri gishtin tek autori më kryesor i kësaj doktrine, që ishte Xhorxh Sorosi.

Ndaj dhe detyra jonë sot është të qëndrojmë siç qëndruam në mbrojtje të vlerave të programit tonë.

Por, duhet të jemi të sinqertë, ishte një arsye tjetër madhore që bëri që amerikanët të rikthenin presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky ishte faktori ekonomik.

Ju jeni dëshmitarë se prej disa kohësh ne kemi parashtruar programin tonë ekonomik të emergjencës, program i cili synon të rikthejë individin, problemet, të gjitha çështjet e tij jetësore në qendër të veprimtarisë qeveritare drejtuese.

Ndaj dhe ajo që unë kërkoj sot nga ju në të gjithë axhendën tuaj, çështja kryesore do të jetë çështja ekonomike.

Ne kemi paraqitur para qytetarëve një paketë e cila konsiston në minimumin jetik prej 200 eurosh, me rrogën minimale 500 euro, në dyfishimin e rrogave dhe pensioneve gjatë mandatit të parë, në rrogën mesatare 1200 euro.

Ky program emergjence duhet të jetë programi i debatit më të gjerë me qytetarët”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026