Berisha mbyll protestën nga selia e PD: 28 shkurti do hyjë në histori
Protesta e opozitës e thirrur nga Partia Demokratike u mbyll nga selia blu me fjalën e kryetarit të saj, Sali Berisha. Tubimi u shoqërua me tensione, sidomos pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, ku një grup protestuesish hodhën molotov.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh:
“Një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi i juaj, ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që i dërguar miqve tanë në Europë dhe botë. Ishte tmerri që i kalli datën Edi Ramës.
Molotovi në vilën e Enver Hoxhës u hodh pasi protestuesit kishin informacion se në shtëpinë e diktatorit banon Edi Rama. Kjo çoi në një urrejtje të jashtëzakonshme. Por Rama nuk banonte aty, banonte te vila e Mehmet Shehu. Edi Rama të dimë ku je, në Surrel ose te Vila e Mehmet Shehut”, tha Berisha.
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin
Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi prej 4 mln eurosh për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre
- 13:36 Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 13:28 Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
- 13:23 Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit