Berisha nderon me një minutë heshtje Bujar Bukoshin: Dha kontribut për Kosovën

10 Qershor 2025 | 13:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të qeverisë në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi, i cili është ndarë sot nga jeta.

Në hapje të konferencës për shtyp, Berisha vlerësoi figurën e Bukoshit si një prej personaliteteve më të rëndësishëm të historisë moderne të Kosovës dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi.

“Një personalitet i shquar, një atdhetar i flaktë, një shtetar i formuar dhe i përkushtuar. Ishte kryeministri i parë i Republikës së Kosovës dhe bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Ibrahim Rugova,”- u shpreh Berisha.

Ai theksoi rolin kyç që Bukoshi ka pasur në krijimin dhe funksionimin e strukturave paralele shtetërore në Kosovë gjatë viteve të okupimit serb, si dhe në përfaqësimin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Bujar Bukoshi dha një kontribut madhor në organizimin e pushtetit paralel të shqiptarëve të shtypur në Kosovë, duke i shkëputur përfundimisht nga kontrolli i pushtuesve. Ai ishte diplomat i aftë dhe përfaqësoi denjësisht çështjen e Kosovës në kancelaritë e botës së lirë,”- shtoi lideri demokrat.

Berisha nënvizoi gjithashtu se Bukoshi ka luajtur një rol aktiv në mbështetjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe në koordinimin e saj me forcat e mbrojtjes të organizuara nga qeveria në ekzil.

“Ai bëri gjithçka që gjatë luftës UÇK-ja dhe forcat e qeverisë të bashkërendoheshin në veprime dhe luftime. Kjo ishte një periudhë vendimtare për përpjekjen për liri të Kosovës,”- deklaroi Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026