Berisha në Asamblenë e PPE-së: Duhet mision faktmbledhës ndërkombëtar për zgjedhjet

3 Qershor 2025 | 16:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të martë në Asamblenë Parlamentare të Partive Popullore Europiane, ku ka ngritur shqetësime të forta për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë për manipulim masiv të zgjedhjeve, duke theksuar se “vota ishte e vdekur para se të hynte në kuti”.

Sipas tij, i gjithë aparati shtetëror u kthye në një trupë elektorale në shërbim të partisë në pushtet, ndërsa qeveria përdori burime financiare dhe njerëzore pa kufi për të ndikuar rezultatin.

Kryedemokrati ngriti edhe alarmin për atë që e quajti “narko-shteti shqiptar”, duke akuzuar kryeministrin për dhënie masive licencash për kultivimin e kanabisit dhe lidhje me kartele ndërkombëtare droge.

“Shqipëria është i vetmi narko-shtet në Europë. Kartelat e drogës kanë kapur portet, kanë partneritete me polici, prokurori, ministra dhe vetë kryeministrin,” deklaroi Berisha.

Ai i kërkoi Partisë Popullore Europiane të dërgojë një mision faktmbledhës në Shqipëri, për të hetuar situatën dhe për të mbledhur prova mbi manipulimin zgjedhor dhe lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar.

“Një mision i tillë do të ishte me rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet tuaja, sepse Shqipëria eksporton jo vetëm krim dhe drogë, por edhe emigracion masiv,” theksoi Berisha.

Në përmbyllje, ai falënderoi PPE-në për mbështetjen dhe për rezolutën e miratuar më herët, duke kërkuar që ajo të pasohet me veprime konkrete ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç. “Ideja se çdo njeri që ka një...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026